Calhanoglu "fik" Interin, mesfushori rrezikon duelin e Champions League
Shkruar nga NEWSPORT
Interi është skuadra e momentit në Europë, me zikaltërtit që vazhdojnë të “korrin” rezultate pozitive si në Serie A ashtu edhe në Champions League. Por përveç formës fantastike që po kalojnë, për stafin e skuadra ka “dhimbje koke”.
Shkak është bërë Hakan Calhanoglu, i cili është i dëmtuar. Mesfushori turk ka një dëmtim në aduktor. Mëngjesin e ditës së sotme iu është nënshtruar vizitave mjekësorë për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij.
Sipas të gjitha gjasave rikthimi i Calhanoglu mund të jetë për sfidën e Champions ndaj Atleetico Madrid që do të luhet në transfertë më 13 mars në orën 21:00.
“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Mesfushori pësoi një tendosje të lehtë të muskujve në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Interit.
Në këtë mënyrë turku humbet 3 sfidat e ardhshme në kampionat, ku Interi do të sfidohet me Atalantën dhe Genoan në shtëpi dhe më Bolognan në transfertë.