
Isli Hidi është një nga lojtarët kyç të Bylisin. Gardiani I portës është një garanci për ballshiotët dhe këtë sezon ka bërë mjaft mirë, madje edhe duke shënuar gola. Në një prononcim për "Supersport", Hidi ka folur për ecurinë e skuadrës, sfidën e radhës ndaj Tiranës si dhe objektivin e klubit.
"Viti që lamë pas ishte i sukseshëm dhe shpresoj që ta nisim 2020-ën me këmbën e mbarë. Ndeshjet miqësore i kanë ndihmuar të gjithë lojtarët të marrin minuta në këmbët e tyre. Kampionati tani bëhet edhe më i vështirë dhe ne nuk jemi më një surprizë."
"Tirana? Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi përballë kemi një kundërshtar të vështirë, të cilin e respektojmë gjithsesi. E kemi thënë të gjithë se ndeshjet do i marrim një nga një."
Objektivi? "Bylisi është një ekip i ri dhe nuk kemi çfarë të humbim, këtu ka djem që duan të pomovohen për të ardhmen, shpresoj të marrim sa më shumë pikë ndeshjet e ardhshme. Presioni në ndeshje është te kundërshtari."