
Paul Pogba dhe Rashford do të jenë gati për Man United kur të rifillojë sezonin në Premier League. Është parashikuar që kampionati të rinisi më 19 qershor dhe që të dy lojtarët janë rikuperuar nga dëmtimet e tyre.
Një lajm padyshim i mirë për trajnerin Solskjaer që do të ketë në dispozicion dy futbollistë të rnëdësishëm për skemat e tij. Është vetë tekniku norvezgjez që për faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar se Pogba dhe Rashford do të jenë gati.
“Që të dy janë bashkuar me skuadrën dhe deri tani nuk kam pasur probleme. Kur të kthehemi në fushë besoj se do të jemi të kompletuar”, u shpreh Solskjaer.
Poll