Manchester United do të vazhdojë të paguajë ende Monaco-n për sulmuesin Anthony Martial.
21-vjeçari mbërriti në 2015-ën në "Old Trafford" për 36 milion paund, duke u bërë futbollisti i ri më i shtrenjtë në Premier League.
Por, tashmë që Martial ka shënuar golin e 25-të me fanellën e Manchester United, "djajtë e kuq" do të duhet të paguajën edhe 8.5 milion paund te klubi i Monaco-s.
Kjo sipas marrëveshjes së blerjes së sulmuesit francez, ku përcaktohej se në rast se ai arrinte të shënonte 25 gola me Manchesterin, klubi anglez do të duhet të paguante edhe 8.5 milion paund të tjera, përveç 36 milionë paund që shpenzoi fillimisht në arkat e klubit francez.
Martial shënoi sot ndak Burnley-t në kampionat në fitoren 2-0 të Manchester United në transfertë.
Manchester United do të duhet të paguajë edhe 10 milion paund nëse Martial do të jetë pjesë e listës së futbollistëve pretendentë për "Topin e Artë".