Nëpërmjet një njoftimi, Hertha e Berlinit ka njoftuar se ekipi do të jetë për 14 ditë në karantinë. Klubi nga Bundesliga gjermane e ka marrë këtë vendim pas rastit pozitiv të njërit prej lojtarëve me Coronavirus, teksa tanimë i gjithë ekipi do detyrohet të jetë në vetëizolim.
Covid-19 ka pushtuar Europën, me shumë skuadra futbolli që qëndrojnë të izoluara duke mos zhvilluar stërvitje. Kështu, edhe ish-lojtari i Milan, Krzysztof Piatek do detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Organizatorët e Bundesligës njoftuan se deri në 3 prill nuk do të ketë futboll në Gjermani, si shkak i Coronavirusit.

Poll