
Ekipi i Dortmund ka fituar sot kundër Leipzig me rezultatin 2-1. Verdhezinjtë i shënuan të dy golat në pjesën e parë. Fillimisht skuadra e Terzic realizoi me Brandt në të 13-tën por goli u anullua nga VAR për prekje me dorë. Në minutën e 21 ishte Reus ai që shndërroi në gol një 11 metërsh. 18 minuta më vonë Emre Can shënoi të dytin për Dortmund.
Në fraksionin e dytë të lojës Leipzig ishte më kërkuese dhe arriti të shënojë me Frosberg në të 74-tën. Minutat e mbetura me gjithë përpjekjet e miqve rezultati mbeti i pandryshuar dhe Dortmund merr tre pikët dhe shkon në kuotën e 49.
Ata e shohin veten në vend të parë por do të presin ndeshjen e Bayern nesër. Leipzig mbetet i katërti me 42 pikë.
Poll