
Pas blerjes së Zhoao Marios nga Sportingu, Interi do të detyrohet të nxjerrë në shitje një nga mesfushorët që ka në organikë për momentin. Më i kuotuari për të lënë zikaltërit është Marselo Brozoviç. Kroati kërkohet me ngulm nga Juventusi, por Interi është i vendosur për të mos e shitur te bardhezinjtë.
Sipas medieve italiane, kampionët e Serisë A kanë bindur Broziviçin, por do ta kenë shumë të vështirë që një gjë të tillë ta bëjnë me klubin e Interit. Drejtuesit zikaltër janë të vendosur që të mos e shesin kroatin te Juventus, ndërsa gati për të përfituar nga kjo situatë është Atletiko Madrid.
Poll