Shqipëria dhe Kili luajnë nesër(e premte) në Parma të Italisë, takimin miqësor mes tyre. Ndeshja nis në 20:45 dhe do të shërbejë për trajnerin Sylvinho në shumë aspekte.
Një prej tyre është dhe reparti ofensiv. Armando Broja dhe Rey Manaj do të jenë për herë të parë nën urdhërat e tij, ndaj dhe kurioziteti është i madh për aktivizimin e tyre.
Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri brazilian nuk e ka mohuar se të dy sulmuesit mund të luajnë bashkë. Kështu ka dhënë dhe dritën jeshile, teksa me kuriozitet pritet formacioni titullar për përballjen e 22 marsit.
Poll