
E ardhmja e Carlo Ancelottit ka qenë një pikëpyetje e madhe këtë sezon. Trajneri i Real Madrid është përfolur për një largim të mundshëm nga drejtimi i klubeve në fund të këtij sezoni për të marrë për herë të parë drejtimin e një Kombëtareje. Brazili ishte destinacioni që priste krahëhapur italianin por është vetë tekniku që zbulon të ardhmen e tij në konferencën e sotme.
“Jam i sigurtë që do të jem sërish trajneri i Real Madrid sezonin e ardhshëm, do e respektoj kontratën. Jam i sigurtë që Florentino Perez dëshiron që unë të qëndroj dhe të vazhdoj këtu, ai ka qenë gjithmonë i mirë me mua. Jam krenar për atë që kam bërë dhe po bëj këtu.”-deklaroi Ancelotti.
Poll