
Dean Huijsen ka vendosur të braktisë Holandën për një tjetër kombëtare. Mbrojtësi aktualisht është pjesë e Romës në Serie A në formë huazimi, teksa kartonin i tij zotërohet nga Juventusi.
18-vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi ka theksuar se kur mori vesh për interesimin e Romës pranoi direkt dhe nuk mund të humbiste mundësinë për t’u stërvitur nga Jose Mourinho. Ndër të tjera ai Hujisen ka theksuar se shpreson shumë që të jetë pjesë e Spanjës në Euro 2024, kundërshtar i kombëtares shqiptare në kampionatin europian, ku bashkë me Italianë dhe Kroacinë ndodhen në grupin B.
"Nuk e di se përse nuk luaja te Juventus, kur Roma u shfaq si mundësi nuk u mendova gjatë pasi bëhet fjalë për një klub shumë të rëndësishëm. Pastaj ishte edhe Jose Mourinho, nuk mund t’i thuash “jo” një personazhi si ai.
E ardhmja? Roma nuk e ka opsionin për të më blerë kartonin, por në futboll kam mësuar se gjithçka mund të ndodhë. E sigurt është se në verë do të rikthehem te Juventus dhe do të vendosem në dispozicion të bardhezinjve. Është klubi i parë i madh që besoi tek talenti im dhe jam shumë mirënjohës. Shpresoj gjithashtu që të luaj në Europian me fanellën e Spanjës”, ka përfunduar 18-vjeçari.