
Dragan Stojkovic
Kombëtarja shqiptare ka mposhtur mbrëmjen e sotme Serbinë me rezultatin 1-0 falë golit të Rey Manajt. Humbja ndaj kuqezinjve ka rezultuar fatale për trajnerin e serbve Dragan Stojkovic.
Ky i fundit nuk ka mundur të kapërcejë këtë disftaë duke dhënë dorëheqjen në konferencën për shtyp për mediat. Vetë 60-vjeçari ka konfirmuar se nuk do të udhëtojë me ekipin në transfertën e Andorrës.
Ky vendim ka sjellë automatikisht largimin përfundimtar të Stojkovic nga stoli serb. Trajneri i drejtoi këta të fundit në 55 ndeshje që nga marsi i vitit 2021.
Poll