Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Shkak bëhet Botërori, trajneri holandez largohet nga kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkak bëhet Botërori, trajneri holandez largohet nga
Louis van Gaal & Patrick Kluivert

Patrick Kluivert nuk është më trajner i përfaqësueses së Indonezisë. Dështimi për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit 2026, bëri që tekniku holandez dhe kombëtarja aziatike t’i jepnin fund bashkëpunimit.

Trajneri holandez mori drejtimin e Indonezisë në janar të këtij viti, teksa i drejtoi ata në 8 ndeshje. Përgjatë këtyre sfidave, Kluivert ia doli që të merrte 3 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.

Një fitore dhe një barazim i mori në miqësore. Ndërkohë që ecuria në rrugën drejt Botërorit ishte një dështim i vërtetë. Tashmë 49-vjeçari është një trajner i “lirë” në treg.

Poll

Lexo gjithashtu