Maqedonia e Veriut është momentalisht pa trajner. Ditën e sotme, Federata Maqedonase njoftoi largimin e teknikut, Blagoja Milevski, të cilit i përfundoi kontrata që më 30 nëntor.
Ndërkohë që përfaqësuesja ballkanase ka nisur të mendojë për trajnerin e ri. Goce Sedloski është emri i preferuar dhe në “pole position” për t’u ulur në stolin e maqedonasve.
Momentalisht, 51-vjeçari mban rolin e trajnerit te Vardar, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sedloski është një emër i njohur edhe për shqiptarët, pasi nga prilli i 2023-shit deri në qershor të atij viti, ka drejtuar Vlllazninë në Superiore.
Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, ata duhet të nxitohen për trajnerin e ri. Kjo për shkak se në mars do të përballen me Danimarkën, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off” të Botërorit.
Kujtojmë se së fundmi, te Maqedonia e Veriut luajnë 4 shqiptarë, Enis Bardhi, Isnik Alimi, Reshat Ramadani dhe Lirim Qamili.

