Federata Gjermane e Futbollit ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve pjesëmarrës në Botërorin 2026. Është trajneri Julian Nagelsmann që ka zgjedhur 26 emrat e kësaj liste.
Emri më i bujshëm është ai i Manuel Neuer, i cili rikthehet në kombëtare për herë të fundit, për të dhënë kontributin e tij në këtë Botëror. Ndërkohë që gjithsej janë plotë 7 lojtarë të Bayern Munich, pa përmendur Nubel që është i huazuar te Stuttgart.
Ndërkohë emra të tjerë të rëndësishëm janë Nico Schlotterbeck, Kai Havertz, Florian Wirtz, Nick Woltemade dhe Leroy Sane. Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të Gjermanisë.
PORTIERË: Oliver Baumann, Manuel Neuer, Alexander Nubel.
MBROJTËS: Waldemar Anton, Nachaniel Brown, Joshua Kimmich, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah, Malick Thiaw.
MESFUSHORË dhe SULMUES: Nadiem Amiri, Maximilian Beier, Pascal Gross, Leon Goretzka, Kai Havertz, Lennart Karl, Jamie Leweling, Jamal Musiala, Felix Nmecha, Aleksander Pavlovic, Leroy Sane, Angelo Stiller, Deniz Undav, Florian Wirtz, Nick Woltemade.
View this post on Instagram
