Kombëtarja e Ganëz ka shuar të gjitha dyshimet e fundit sa i takon emrit se kush do të udhëheq skuadrën drejt Kupës së Botës së këtij viti. Në stol është emëruar Carlos Queiroz të cili i është besuar "timoni" pas shkarkimit të Otto Addos.
73-vjeçari do të provojë kështu një eksperiencë të rëndësishme dhe një përgjegjësi të fortë mbi shpatulla. Në CV-në e tij, Queiroz ka përvoja të pasura pasi më herët ka drejtuar Realin e Madridit në sezonin 2003-2004, si dhe ka punuar pranë ikonës Sir Alex Ferguson në periudhën e artë të Manchester United në vitet 2002-04.
Po ashtu, ai ka marrë përsipër të udhëheqë dhe kombëtare të tjera si Irani në vitet 2011-2019, Portugalinë (2008-2010), si dhe Afrikën jugore, Kolumbinë, Egjiptin dhe Katarin.
View this post on Instagram
