
Fernando Santos & Cristiano Ronaldo
Që prej largimit të tij nga kombëtarja portugeze, trajneri Fernando Santos nuk po arrin dot të stabilizohet. Tekniku 70-vjeçar është shkarkuar nga posti si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit ditën e sotme.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë përfaqësuesja azere nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Azerbajxhani bën të ditur se kontrata e portugezit është ndërprerë me marrëveshje të të dyja palëve.
Santos i drejtoi ata në 11 takime, duke mos arritur të marrë asnjë fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Kujtojmë se 70-vjeçari u shkarkua dhe nga kombëtarja e Polonisë para dy vitesh, pas disfatës ndaj Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”.
View this post on Instagram
Poll