Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Zvicra udhëhiqet nga Granit Xhaka, ish-i i Kombëtares ftohet sërish nga “helvetët” për duelin me Kosovën (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Zvicra udhëhiqet nga Granit Xhaka, ish-i i Kombëtares ftohet
Zvicra

Zvicra do të luajë 2 ndeshje të rëndësishme në këtë muaj, ku do të tentojë pikët maksimale për të siguruar edhe kualifikimin për në Kupën e Botës 2026. “Helvetët” kanë publikuar listën e të grumbulluarve për duelet me Suedinë dhe Kosovën.

Pjesë e listës së Murat Yakin është sërish Adrian Bajrami. Mbrojtësi siç duket shihet si një lojtar kyç për zvicerianët dhe në këtë mënyrë do të japë kontributin e tij në ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë si gjithcmonë është edhe Granit Xhaka. Kapiteni do të udhëheq ekipin drejt rezultateve pozitive për të siguruar edhe kualifikimin. Pjesë e listës është edhe Andi Zeqiri, teksa mungon Ardon Jashari. Ky i fundit edhe pse ka nisur stërvitjen me Milan, nuk është preferuar nga Yakin. 

Zvicra udhëhiqet nga Granit Xhaka, ish-i i Kombëtares ftohet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu