
Gianluca Scamacca & Berat Gjimshiti
Në prag të sfidës së nesërme përballë Estonisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Italia do të duhet të bëjë pa një sulmues. Bëhet fjalë për Gianluca Scamaccan.
Siç raportojnë mediat italiane, 26-vjeçari është përballur me një inflamacion në gjurin e majtë dhe është detyruar të lërë grumbullimin e kombëtares italiane.
Gjithashtu, Gianluca Scamacca do të humbasë edhe ndeshjen e dytë përballë Izraelit. Prej disa sezonesh, sulmuesi 26-vjeçar nuk ka mundur të gjejë gjendjen optimale duke u përballur me dëmtime.
Poll