
Është 40-vjeç dhe nuk luan më në elitën e futbollit europian, por kjo nuk është problem për Cristiano Ronaldon. Në ndeshjen e radhës mes Armenisë dhe Portugalisë, kualifikueset për “Botërorin 2026”, sulmuesi portugez shënoi dopietë në triumfin 5-0.
Te kombëtarja, “CR7” ka shkuar në kuotën e 140 realizimeve, numër jashtë çdo logjike, marrë në konsideratë golat e rivalëve. Rrjeta e dytë personale e Ronaldos, me një goditje “predhë” nga distanca të kthen versioni e dikurshëm të luzitanit. Në këtë ndeshje, Joao Felix (dopietë) dhe Cancelo nuk munguan në listën e shënuesëve.
Dueli e radhës për Portugalinë do të jetë në transfertë kundër Hungarisë, 9 shtator, ora 20:45. Vlen të përmendet se Cristiano Ronaldo ka luajtur në 4 raste ndaj Shqipërisë, por nuk e ka gjetur kurrë golin.