Është mbyllur rrugëtimi i kualifikueseve të “Botërorit 2026” në Europë. Skocia mori një fitore të “çmendur” 4 – 2 kundër Danimarkës, çka i mundëson skocezëve sigurimin e “biletës” direkt për Kupën e Botës.
Rreziku është i madh që Shqipëria të përballet me një kombëtar të hekurt si Danimrka, nëse arrin të kalojë ndeshjen e parë (kampione Europe në 1992). Austria shmangu “play-off”-in dhe humbjen e befasishme kundër Bosnje Herzegovina. Uellsi i dha fund “ëndrrës” së Maqedonisë së Veriut, duke fituar thellë 7 – 1.
Tashmë, Shqipëria i ka të qartë rivalët, ndërsa data 20 nëntor do të përcaktojë kundërshtarin përmes hedhjes së shortit, ku ne do të gjejmë në ndeshjen e parë të "play-off" mes Polonisë, Uellsit, Sllovakisë dhe Çekisë. Rregulli është i qartë, kombëtaret e vazos së parë luajnë me vazon e katërt, kurse vazo e dytë me të tretën (Shqipëria ndodhet në vazon e tretë).
Janë plotë 12 ekipe të ndara në 4 vazo për vendet e 2-ta nga grupet e këtyre kualifikuesve, duke filluar me Sllovakinë, Kosovën, Danimarkën, Ukrainën, Turqinë, Irlandën, Poloninë, Bosnje – Hezegovinën, Italinë, Uellsin, Shqipërinë dhe Republikën Çeke.
