
Kombëtarja e Anglisë e ka realizuar me sukses “misionin” ndaj Andorrës, e mbyllur 2-0 për “Tre Luanët”. Edhe pse ishte një tjetër paraqitje e “vakët” nga Ishullorët, ajo që ka rëndësi janë pikët. Autogoli i Garcia (25) dhe rrjeta e Rice (67’) vulosën 3 pikët e radhës, duke i renditur të parët pas 4 ndeshje në Grupin K (12 pikë).
Serbia gjatë mesditës fitoi minimalisht me Letoninë, aty ku vendosi goli i Vlahovic. Ndryshe nga Anglia dhe Shqipëria, Serbia ka një ndeshje më pak dhe në rast fitoreje do shkoj 10 pikë, diferencë e konsiderueshme nga kuqezinjtë e Sylvinhos (+5).
Tashmë shpresat e Shqipërisë për kualifikimin si e 2-ta në grup varen jo vetëm nga rrugëtimi i Kombëtares, por edhe serbëve dhe anglezëve.