
Kosova mbrëmjen e djeshme mori në fitore spektakolare në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” triumfuan 2-0 ndaj Suedisë, duke marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Por kjo disfatë nuk është pritur mirë në Suedi. Mediat suedez shkruajnë se pas kësaj sfide kanë humbur dinjitetin. Ndër të tjera me ironi falenderojnë Kosovën që u “shkundi themelet”.
“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës. Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi. Të humbësh ndeshjet është një gjë. Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”, shkruan media suedeze, “Sportbladet”.
Ndërkohë gazetari i njohur suedez, Simon Bank ka shkruar: “Më godit fort në fytyrë dhe unë ndihem i gjallë. Faleminderit për këtë Kosovë!”
Gazetari ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës dhe lojën e zhvilluar, ndërsa ka nënvizuar se Suedia ka shumë ndryshime mes mbrojtjes dhe sulmit.