Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U turpërua nga shqiptarët në Leskovac, befason Dragon Stojkovic: Ia arrita qëllimit!

Shkruar nga NEWSPORT
U turpërua nga shqiptarët në Leskovac, befason Dragon Stojkovic:
Fotomontazh/ Dragan Stojkovic - Rey Manaj

Dragan Stojkovic u largua nga Serbia në mënyrën më të keqe të mundshme. Atij iu desh të jepte dorëheqjen pas humbjes me shifrat 0-1 përballë Kombëtares shqiptare. Ndërkohë që së fundmi, Stojkovic është bërë përsëri i “gjallë”, duke theksuar se ai e kishte arritur qëllimin e tij me përfaqësuesen serbe të futbollit.

“Pas katër vitesh e gjysmë, nuk jam më trajner i ekipit kombëtar “A” të Serbisë. Para së gjithash, dua të falënderoj sinqerisht Federatën e Futbollit të Serbisë për besimin që ka shfaqur, ka qenë një nder dhe një privilegj i madh të drejtoj ekipin kombëtar të vendit tim.

Së bashku, ia dolëm të arrinim një rezultat historik dhe, pas 24 vitesh, të lidhnim dy gara të mëdha – Kampionatin Botëror dhe atë Europian. Ia dolëm të arrinim qëllimin që i vura vetes si trajner.

Do t’i kujtoj përgjithmonë skenat nga Lisbona, sepse është një nga momentet më të bukura në jetën time dhe një nga sukseset më të mëdha të futbollit serb në historinë e kohëve të fundit.

Në Ligën e Kombeve, ne gjithashtu e përfaqësuam Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme – u kualifikuam për Ligën A dhe në konkurrencë me ekipe kombëtare shumë cilësore, arritëm të ruanim statusin tonë në radhët elitare të futbollit europian.

U përpoqa të bëja gjithçka që ishte në fuqinë time për t’u dhënë një shans lojtarëve që mund të kishin zgjedhur një rrugë tjetër, të vishnin fanellën e një skuadre tjetër kombëtare – por vendosën të luanin për Serbinë. Në katër vjet e gjysmë të fundit, kemi promovuar një numër të madh futbollistësh të rinj të cilët, jam i bindur, janë e ardhmja e futbollit serb.

I uroj pasardhësit në stolin e ekipit kombëtar, kushdo qoftë, shumë lumturi dhe sukses. I uroj Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të gjithë publikut të futbollit të vazhdojnë të ndërtojnë një atmosferë uniteti dhe mbështetjeje, sepse kjo është e vetmja mënyrë që mund të ecim përpara. Tek unë, ata gjithmonë do të kenë një aleat, një tifoz dhe një njeri që është i nderuar të jetë me Serbinë e tij.

Ashtu siç dikur mbaja me krenari emblemën kombëtare si lojtar, ashtu edhe sot, me të njëjtin pasion dhe dashuri, mbetem me vendin tim, me ekipin tonë, futbollin tonë dhe popullin tonë”, shkruan ish-trajneri i Serbisë, Stojkovic.

Poll

Lexo gjithashtu