Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

U fërshëllye dhe u tha se Granit Xhaka debatoi ashpër me kreun e tifogrupit “Dardanët”, REAGON Lulzim Berisha

Shkruar nga NEWSPORT
U fërshëllye dhe u tha se Granit Xhaka debatoi ashpër me kreun e
Granit Xhaka dhe Lulzim Berisha

Mbrëmjen e djeshme qarkulluan në rrjetet sociale pamjet ku mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka pati debat të ashpër pas ndeshjes Kosovë – Zvicër me kreun e tifogrupit “Dardanë” Lulzim Berisha. Pikërisht ky i fundit ka folur për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, teksa ka treguar se çfarë ka ndodhur:   

“Ne jemi kundër fërshëllimave apo formës së përuljes të një shqiptari në shtëpinë e vetë. Fërshëllimat nuk kanë ardhur nga ‘Dardanët’. Është fërshëllyer gjithë ekipi i Zvicrës, jo Granit Xhaka.

Neve ‘Dardanëve’ nuk na takon të fyejmë shqiptarët. Çfarë fola me Granitin? Ai është pak i ri. Mirëpo unë kam lidhje të ngushta familjare me babain e Granitit.

Jam befasuar për keq kur kam parë se çfarë kanë shkruajtur portalet e Kosovës, kur është thënë se ka pasur një debat të ashpër mes meje dhe tij. Graniti nuk e ka pritur t’i ndodhte diçka e tillë”.                    

Poll

Lexo gjithashtu