Granit Xhaka
Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Në çdo prekje të topit, Xhaka u vërshëllye çuditërisht nga tifozët e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri’, Prishtinë. Graniti ka bërë postim në “Instagram” me mbishkrimin “faleminderit”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “si zog shqipe”.
Me këtë veprim, duket se Xhaka i ka falur tifozët. Nga spektri i gjerë sportiv në shqiptari, Granit Xhaka konsiderohet më të drejtë si futbollisti më i suksesshëm me origjinë shqiptare.
View this post on Instagram
Poll
