Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Suedia publikon LISTËN e të grumbulluarve, Graham Potter rikthen në ekip futbollistin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Suedia publikon LISTËN e të grumbulluarve, Graham Potter rikthen
Graham Potter

Suedia ditën e sotme ka publikuar listën e të grumbulluarve për duelet e këtij muaji. Graham Potter ka zgjedhur lojtarët të cilët do t’i ketë nën urdhrat e tij për sfidat e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Ajo ë bie në sy nga trajneri i suedezve është rikthimi në ekip i futbollistit shqiptar. Bëhet fjalë për Besfort Zenelin, i cili do të jetë nën urdhrat e ish-timonierit të Chelsea.

Ndërkohë në këtë listë mungojnë emra si Viktor Gyokeres, Niclas Eliasson dhe Dejan Kulusevski. Futbollistë këto që janë të dëmtuar. Kujtojmë se Suedia do të luajë fillimisht ndaj Zvicrës dhe më pas pret në shtëpi Slloveninë.

Aktualisht Suedia ndodhet në vendin e 4-të me vetëm 1 pikë në grupin B. kanë 2 pikë më pak se Sllovenia e vendit të tretë dhe 6 pikë më pak se Kosova e vendit të dytë. Ndërkohë udhëheq Zvicra me 10 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu