Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Stojkovic ka ekipin më të dobët në historinë e saj”, legjenda e Shqipërisë “non-grada” në Serbi

Shkruar nga NEWSPORT
“Stojkovic ka ekipin më të dobët në historinë e
Sokol Kushta

Shqipëria e Sylvinhos do të përpiqet të bëjë “mrekullinë” në Leskovac të Serbisë, aty ku qëllimi është i qartë, fitorja ndaj ekipit të Dragan Stojkovic. Tensioni është i dukshëm, sidomos te përfaqësuesja serbe dhe mediat e tyre sportive. Në mediumin e “Kurir”, deklarata e legjendës së Flamurtarit të Vlorës, Sokol Kushta, ka sjellë polemika. Por çfarë ka thënë Kushta?!

“E shoh Serbinë të ketë probleme. Sipas mendimit tim, kjo është Serbia më e dobët në historinë e ndeshjeve ndërkombëtare! Ata gjithmonë kanë pasur një ekip të shkëlqyer, me lojtarë të shkëlqyer, si gjatë Jugosllavisë ashtu edhe më vonë në Serbi.

Ndërsa sot kanë një ekip normal, unë do ta quaja më të dobëtin në historinë e tyre”, fjalët e Kushtës. Që në titull “Kurir”, përdor një leksik të ashpër: “Shqiptarët vazhduan të përshtynin mbi Mitrovic, Vlahovic dhe të tjerë. Tani ata kanë kaluar të gjitha kufijtë!”, ndërsa si pikë referenciale është deklarata e Sokol Kushtës.            

Poll

Lexo gjithashtu