Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shqipëria bën pjesë në vazon e 3-të, zbulohet SKENARI i “PLAY-OFF” me kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria bën pjesë në vazon e 3-të, zbulohet SKENARI i
Kombetarja shqiptare

Shqipëria pas fitores fantastike të siguruar mbrëmjen e djeshme ndaj Serbisë është gjithmonë e më afër “Play-Off”-it të të Kupës së Botës 2026. Aktualisht kuqezinjtë pas triumfit 1-0 ndaj serbëve “blindojnë” vendin e dytë në klasifikim në grupin K, me 11 pikë, 4 më shumë se Serbia.

Ndonëse duhet edhe pak kohë për të përfunduar eliminatoret e Kupës së Botës 2026, pasi ka ende ndeshje për t’u zhvilluar, fitorja në Leskovac i ka dhënë një shtysë ekipit tonë drejt “ëndrrës amerikane” dhe të jetë njëra prej 16 ekpeve që do të kualifikohet. Ekipi i Sylvinhos ka për të zhvilluar edhe 2 ndeshje në grup, ku padiskutim do të luftojnë vetëm për fitoren në mënyrë që të mos rrezikojnë vendin e dytë dhe të kualifikohen në “Play-Off”.

Sigurisht që shkalla e vështirësisë rritet dhe kundërshtarët e mundshëm në “Play-Off” nuk janë të panjohur për kuqezinjtë. 16 ekipet që do të arrijnë të kualifikohen do të ndahen në 4 vazo me nga 4 skuadra secila. Kombëtaret e katër vazove do të listohen sipas renditjes së FIFA-s të muajit nëntor.

Belgjika, Italia, Turqia dhe Ukraina janë ekipet e vazos së parë dhe do të përballen me ekipet e vazos së katër, ku ndodhen Uellsi, Rumania, Irlanda e Veriut dhe Moldavia.

Ndërkohë skuadrat e vazos së dytë që janë Suedia, Polonia, Republika Çeke dhe Skocia do të sfidohen me ekipet e vazos së tretë, ku përveç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnje –Hercegovina. Padiskutim që përballjet e vazos së 2-të dhe 3-të do të jetë më të luftuara, pasi sfidohen mes tyre ekipe që janë afër njëra-tjetrës në klasifikimin e FIFA-s.

Kështu siç shihet kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares shqiptare pritet të jenë Polonia, Suedia, Cekia dhe Skocia. Ekipet e dy vazove në fjalë do të çiftohen me njëra-tjetrën për të formuar katër gjysmëfinale, të cilat do të nxjerrin dy takime finale, të cilat do të japin dy fituese. Gjysmëfinalet dhe finalet e play-off do të zhvillohen më 26 dhe 31 Mars 2026.

Shqipëria bën pjesë në vazon e 3-të, zbulohet SKENARI i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu