
Kombëtarja shqiptare ditën e sotme do të zbarkojë në Nish për të sfiduar Serbinë, duel që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në Leskovac. Përballje shumë e rëndësishme dhe delikate për të dyja ekipet që do të syojnë 3 pikët për të shpresuar deri në fund për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Por kur jemi vetëm 1 ditë përpara kësaj sfide, kompanitë e basteve “sakatojnë” kuqezinjtë. Kjo pasi si favorite shihet Serbia. Fitorja e këtyre të fundit kuotohet me 1.73, ndërsa një triumf i mundshëm i kuqezinjve ka vlerën e 5.50.
Gjithashtu në rast barazimi, vlera është 3.40. Vlerat e një barazimi të mundshëm kanë rënë me 0.10, ndërsa për fitoren e mundshme të ekipit tonë janë rritur nga 5.25 në 5.50, duke i dhënë akoma më pak shanse kuqezinjve për triumfin. Të dhëna këto që tregojnë që Serbia shihet si favorite, por do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë të vërtetën me “djemtë” tanë” që do të japin shpirtin në fushë për të triumfuar në mes të Serbisë.