Gianluigi Buffon
Italia do të përballet me Irlandën e Veriut më 26 mars, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026. E teksa “azurrët” janë në një situatë të vështirë, rrezikohet edhe moskualifikimi në Kupën e Botës.
Pikërisht për këtë skenar ka folur Kreu i Delegecionit të Kombëtares italiane, Gianluigi Buffon. Në një prononcim të dhënë për “Il Messaggero”, ish-portieri tha se do të largohet nëse Italia nuk kualifikohet në Botëror.
“E konfirmoj. Unë jam gjithmonë i pari që marr përgjegjësinë për gjithçka. Do të largohem mënjanë, nëse është e nevojshme, do të gjej një fajtor. Do të mbledh valixhet dhe do të shkoj në shtëpi”, tha Buffon.
Poll
