Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rrezikojnë të përjashtohen, Izraeli nis “punën” kundër UEFA-s (VEPRIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikojnë të përjashtohen, Izraeli nis “punën”
Izraeli

Izraeli kohët e fundit është në qendër të mediave për shkak të një përjashtimi të mundshëm nga UEFA. Kjo pasi rrezikojnë të përjashtohen nga çdo garë ku janë pjesëmarrës Kombtarja dhe ekipet izraelite.

Lajmet për përjashtimin e izraelitëve lidhen ngushtë me gjenocidin që Izraeli po kryen në Gaza. Sipas “Israelhayom” bëhet me dije se ky është një presion i madh që po ndodh dhe shumë kombëtare tashmë janë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Kupën e Botës dhe një prej tyre është Spanja që ka dalë hapur.

Të martën pritet që të votohet dhe shanset janë të mëdha që të pëjashtohen. Për këtë në Izrael kanë nisur punë për të shmangur dhe penguar diçka të tillë. Mësohet se krerët e Izraelit kanë nisur të kërkojnë ndihmën e miqve si sportiv ashtu edhe politik për të ndaluar diçka të tillë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë të martën dhe çfarë fati do të kenë izraelitët.

Poll

Lexo gjithashtu