
Përfaqësuesja e Shqipërisë do të duelojë me Serbinë në datën 11 tetor, stadiumi Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Rezultati final nga ky takim do të jap një “panoramë” më të qartë për të dyja kombëtaret, aty ku ekipi humbës do t’i thoshte “lamtumirë” këtij kompoeticioni. Gazetari shqiptar i Kosovës Arlind Sadiku ka njoftuar së fundmi se nuk do të jetë prezentë në këtë ballafaqim për shkak të një urdhër-arresti nga shteti serb.
Nuk ka munguar as reagimi i mediave në Serbi. Konkretisht, “Kurir” e cilëson të drejtë vendimin, madje duke e konsideruar Sadikun si “gazetar provokator”. Zanafilla ka të bëjë me Kampionatin Europian “EURO 2024”, ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë, Arlind Sadiku bëri shqiponjën me duar, e vlerësuar si provokim.