Sot hidhet shorti i fundit i fazës “Play Off”, ku 16 kombëtare evropiane do të vijojnë garën për të prekur “Ëndrrën Amerikane”. Skuadrat të cilat fitojnë do të kenë mundësinë të sigurojnë një nga 4 biletat e fundit për Botërorin e 2026-ës.
Faqja e cilia i dedikohet përditësimeve të fundit “TransferMarkt”, ka bërë dhe renditjen e plotë të skuadrave, bazuar në vlerën e lojtarëve. Në mesin e skuadrave Evropiane të mira por dhe rivale njëkohësisht, Kombëtarja jonë ka vlerën e 88 milionë eurove, ku dy nga emrat më të kushtetueshëm janë Armando Broja dhe Kristjan Asllani.
Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës e gjen veten përpara Shqipërisë pasi skuadra arrin vlerën e 131 milionë eurove. Shifër kjo e cila vjen edhe nga emrat “gold” që janë pjesë e ekipit, si Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.
Ndër të 16-ta ekipet kombëtare, Itali qëndron stoike sa i përket vlerës së saj në treg. “Frikshëm” ekipi kap vlerën e 846 milionë eurove. Kujtojmë këtu se skuadra ka një ndër emrat më “BIG” si Alessandro Bastoni, i cili numëron rreth 80 milionë euro.
