Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Një prej kundërshtarëve s’e ka parë kurrë me sy, Shqipëria nën “lupën” e STATISTIKAVE para shortit të “play-off”

Shkruar nga NEWSPORT
Një prej kundërshtarëve s’e ka parë kurrë me sy,
Kombetarja shqiptare

Ditën e nesërme do të mbahet shorti i fazës së “play-off’ për “Botërorin 2026”, duke nisur nga ora 13:00 në Zyrih të Zvicrës. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sylvinho e ka siguruar pjesëmarrjen në të tilla nivele, duke rritur “pjacën” e pretendimeve.

Shqipëria ndodhet në vazon e tretë, ku rregulli është i qartë, vazo e parë me vazon e katërt, ndërsa vazo e dytë me të tretën. Grupi i Sylvinhos do të përballet në ndeshjen e parë të “play-off”-it mes Sllovakisë, Polonisë, Uellsit dhe Republikës Çeke. Interesante është se Kombëtarja nuk ka asnjë precedentë me Sllovakinë, “terren” i panjohur.

Për të kuptuar forcën e përfaqësueses sllovake, mjafton t’i referohemi fiores së tyre ndaj Gjermanisë me shifrat 2 – 0 në këto kualifikuese. Me Republikën Çeke bilanci nuk është premtues, 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore.

Situata duket më premtues kundër Uellsit, 2 barazime, 1 fitore dhe 1 humbje. Polonia mund të cilësohet me të drejtë “makth” për Shqipërinë. Në segmentin e 15 përballjeve, kemi 10 humbje, 3 barazime dhe vetëm 2 fitore.    

Një prej kundërshtarëve s’e ka parë kurrë me sy,
PRECEDENTET/ Shqipëri - Uells

 

Një prej kundërshtarëve s’e ka parë kurrë me sy,
PRECEDENTET/ Shqipëri - Republika Çeke

 

Një prej kundërshtarëve s’e ka parë kurrë me sy,
PRECEDENTET/ Shqipëri - Poloni


        

Poll

Lexo gjithashtu