Nigeria shpreson të "ringjallë" shanset e saj për të arritur në Kupën e Botës 2026, pasi paraqiti një ankesë në FIFA, me pretendimin se Republika Demokratike e Kongos ka futur në fushë lojtarë të papërshtatshëm në finalen e “Play-Off” afrikan të muajit të kaluar.
Republika Demokratike e Kongos triumfoi kundër Super Eagles të Nigerisë, në penallti. Kështu siguroi një vend në kualifikueset ndërkontinentalë të marsit, të cilat do të ndajnë dy vendet e fundit për turneun në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër konkretisht pretendimi i Nigerisë për “mashtrim” përqendrohet te një grup lojtarësh që kohët e fundit e ndërruan besnikërinë e tyre ndërkombëtare te kundërshtarët e tyre.
Federata e Futbollit të Nigerisë (NFF) beson se lojtarë të tillë si Aaron Wan-Bissaka dhe Axel Tuanzebe, të dy të cilët luajtën në ndeshjen në Marok, nuk ishin të kualifikuar sepse ligji kongolez nuk lejon shtetësi të dyfishtë.
