Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nga Prishtina në Amerikë, Ademi dhe Foda në emocion e pritje për shortin e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Prishtina në Amerikë, Ademi dhe Foda në emocion e pritje
Kupa e Botës dhe topi i Kosovës

Sot hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, ku për ta ndjekur nga afër kanë mbërritur në Washington D.C edhe përfaqësuesit e Kosovës. Konrektisht Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi dhe trajneri i ekipit kombëtar, Franco Foda.

Sigurisht që pjesëmarrja në një short të tillë është moment historik për “Dardanët” pasi kjo është hera e parë që ata janë pjesë e shortit.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi ka bërë një postim në rrjetin social në “Instagram”, ku është bashkë me trajnerin Foda. Ndërsa të dy qëndrojnë afër Shtëpisë së Bardhë në Amerikë.

 “Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, Kosova duhet të bëjë mrekullinë me dy sfidat e rëndësishme në “Play-Off”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

 

Poll

Lexo gjithashtu