Mbrëmjen e së hënës, Federata braziliane e Futbollit njoftoi listën e plotë të 26 lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026.
Kështu, Carlo Ancelotti hoqi çdo dyshim të mundshëm përmes përzgjedhjes përfundimtare të emrave me të cilët do të konkurrojë në këtë turne prestigjoz. Rikthimi i Neymarit ishte pikërisht “detaji” që bëri zhurmë në rrjetet sociale për shkak edhe të historisë “trazuese” mes tij dhe vetë trajnerit.
Sa i takon mungesave, tekniku italian nuk ka llogaritur dy sulmuesit e tjerë, si Joao Pedro dhe Richarlison.
Ylli i Chelseat dhe ai i Tottenham nuk janë parë të “arsyeshëm” për t’u bërë pjesë e kësaj liste, edhe pse Ancelotti u shpreh në konferencën për shtyp se për shkak të konkurrencës së lartë për çdo pozicion duhet të bënte një zgjedhje.
Pedro ka reaguar “zemërthyer” pas këtij vendimi, duke postuar një foto në profilin e tij se nuk e priste që të mungonte në Botëror, duke thënë se e meritonte këtë “ftesë” për shkak të asaj çfarë ka bërë gjatë këtij sezoni.
“Për fat të keq nuk ishte e mundur të përmbushja këtë ëndërr për të përfaqësuar shtetin. Megjithatë, qëndroj i qetë dhe i fokusuar siç kam vepruar gjithmonë. Gëzimi dhe frustrimi janë pjesë e futbollit, do brohoras për skuadrën si tifoz për të sjellë të 6-tin në shtëpi”, shkruan Pedro.
Më e çuditshme “reflekton” situata për Richarlisonin e Tottenham, i cili zbuloi një muaj më parë se nuk do ta merrte telefonin e tij me vete për të mos u shpërqëndruar, ndërsa publikimi i listës mund ta ketë lënë “pa fjalë”.
A month ago, Richarlison revealed that he would not take his phone to the World Cup in order to stay mentally focused and avoid distractions. ????
— Goals Side (@goalsside) May 18, 2026
Now, he has officially been left out of Brazil’s World Cup squad. ❌???????? pic.twitter.com/uGOtgGxkJk
