Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe e teprojnë pas ndeshjes: Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Tiranë ishte terror”, mediat serbe e teprojnë pas
Shqipëri - Serbi

Kombëtarja shqiptare barazoi mbrëmjen e djeshme me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 0-0. Tifozët shqiptarë në shkallët e stadiumit ishin mjaft paqësor, duke mos u treguar “agresivë”, përveç disa situatave të rralla, me gota të hedhura në fushë.

Por mediat serbe, duke se kanë nisur të ëndërrojnë, duke e filluar nga “Kurir”.

“Sa urrejtje në Tiranë! Skandalet nuk mbarojnë kurrë… fëmijët treguan shqiponjën shqiptare gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar, shikoni skenat e tmerrshme që i tmerruan të gjithë! Terror, skandal, po na sulmojnë lojtarët tanë”, shkruajtën mediat serbe gjatë ndeshjes.

Jo më pak qesharak dhe i trilluar edhe titulli përmbyllës i ndeshjes, duke e bërë skenën në “Air Albania”, sikur të ishte një luftë e vërtetë.

“FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë”, ishte titulli i lajmit përmbyllës së ndeshjes.

Por ishte edhe media tjetër, “Blic”, e cila po bënte të njëjtën që si “homologët” e “Kurir”.

“Edhe pse nuk dukej se do të ishte kështu, veçanërisht kur shikon atmosferën para ndeshjes, skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi një ferri të vërtetë. Tre herë djemtë tanë u goditën në kokë, Davide Massa ndërpreu shkurt duelin, por ai nuk pati guximin t’u tregonte lojtarëve rrugën për në dhomën e zhveshjes. Le të mos flasim për skandalin para ndeshjes, kur fëmijët treguan një shqiponjë dykrenare në fushë”, shkruante “Blic”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga