Kupa e Botës
Mbrëmjen e sotme do të luhen të tjera ndeshje të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. 6 takime do të luhen paralelisht në orën 20:45.
Në fushë do të zbresin disa nga rivalët e mundshëm të Kombëtares shqiptare në fazën “Play-Off”. Kështu Çekia do të presë në shtëpi Gjibraltarin, ndërsa një “finale” e parakohshme do të luhet mes Gjermanisë dhe Sllovakisë.
Siç dihet Çekia dhe Sllovakia janë kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve për në fazën “Play-Off”. Ndërkohë duele të tjera do të jenë edhe Malta – Poloni, Mali i Zi – Croaci, Holandë – Lituani dhe Irlanda e Veriut – Luksenburg.
Poll
