Gjatë ditës së sotme, trajneri i ri në përfaqësuesen e Serbisë Veljko Paunovic ka folur në konferencë për shtyp. Dusan Vlahovic me shokë do kërkojnë të befasojnë Anglinë në “Wembley” për t’i mbajtur “gjallë” shpresat rreth vendit të 2-të në Grupin K, çka do i mundësojë fazën “play-off” për “Botërorin 2026”.
Në prag të këtij ballafaqimi, trajneri Paunovic ka habitur jo pak kur është përmendur tema e sulmuesit Dusan Tadic, teksa ky i fundit ka kohë që nuk është më te Serbia:
“Pata një bisedë, nuk e përfunduam, sepse ai ka detyrime në klub. Ai do të na ishte i dobishëm tani, në këtë takim. Pajtohem, gjërat e tij krijuese kanë shumë rëndësi për këtë ekip”. Pikërisht kjo deklaratë bën të qartë se Tadic ka pakënaqësi të vjetra, e ku mund të vështohet një “shuplakë”, fakti që Paunovic nuk arriti ta bindë në një moment kaq delikat.
