E gjithë bota sot i ka “sytë” tek shorti i Botërorit 2026. I cili paracakton edhe fatet e secileve prej 48 ekipeve të cilat marrin pjesë me një qëllim, atë të fitimi të Kupës së Botës.
Sa më shumë afrohen orët aq më shumë rritet edhe “ankthi” tek të gjithë lojtarët e jo vetëm. I inervistuar nga FIFA, ish-mbrojtësi italian, Marco Materazzi.
Ky i fundit është shprehur se të qenurit në Botëror është kthyer në “jetike”, pas 2 mungesave të bëra. Sigurisht ai nuk humbi as mundësinë që të vlerësojë maksimalisht paraqitjen e Italisë në fushë, duke përmendur edhe 4 fitoret e marra nga ta.
“Ne Italianët mungojmë që dy edicione, kësaj radhe kemi nevojë të jemi në Botëror. Italia e ka fituar 4 herë këtë kompeticion dhe një kombëtare kaq e fortë e meriton të luajë në fazën përfundimtare”, u shpreh Materazzi.
Megjithatë ish-futbollisti italian u tregua shumë realist për situatën ku ndodhet skuadra. Sipas tij ekipi duhet të përmirësohet shumë dhe anagzhimi të jetë maksimal.
“Duhet të rritemi nga çdo pikëpamje dhe të mos mbetemi pas. Nëse kemi dështuar në dy Botërorë atëhehrë do të thotë që kemi bërë diçka gabim, duhet të përmirësohemi”, ka përfunduar 52-vjeçari.
