
Numërimi mbrapsht për sfidën Serbi – Shqipëri ka nisur. Ditën e nesërme në orën 20:45 do të vihen përballë njëra – tjetrës në Leskovac, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.
Një ndeshje e cila pritet të jetë e luftuar në fushën e lojës, ndërsa pritet të jetë edhe mjaft e tensionuar. Për këtë ka folur kreu i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Dzajic.
Ky i fundit ka theksuar se do të ishte një katastrofë nëse situata e 2014 do të përsëritej, pasi rrezikojnë të perjashtohen për një kohë të gjatë nga futbollit europian. Ai gjithashtu ka treguar se për këtë arsyen vendosën që sfidën ta luajnë në Leskovac dhe me numër të reduktuar tifozësh.
“Do të ishte një katastrofë nëse do të ndodhte përsëri. Mendoj se do të përjashtoheshim nga futbolli evropian për një periudhë të gjatë kohore. Pikërisht për këtë arsye zgjodhëm Leskovcin dhe zvogëluam kapacitetin e stadiumit. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne”, ka theksuar Dzajic.