Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

GAFA e madhe duke harruar Cristiano Ronaldon, tifozët bëjnë për “ujë të ftohtë” FIFA-n (VENDIMI I PAPRITUR)

Shkruar nga NEWSPORT
GAFA e madhe duke harruar Cristiano Ronaldon, tifozët bëjnë
Cristiano Ronaldo

Kur kanë mbetur afërsisht 200 ditë nga fillimi i Kupës së Botës, organizata sportive është kujdesur të filloj me pëgatitjet e saj. FIFA publikoi një poster promovues, i cili jo vetëm që nuk zgjati shumë dhe u fshi menjëherë por ngriti dhe polemikat më të papritura.

Shkak i kësaj rrëmuje u bë publikimi i posterit të parë, çdo shtet siç e do tradita përfaqësohet nga ylli i saj i skuadrës. 42 lojtarët më “BIG” për 42 ekipet që u kualifikuan në Kupën e Botës 2026.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ka ndarë me publikun posterin i cili tregonte lojtarët. Por tifozët kanë kapur detajin interesant i cili më vonë u kthye dhe në vorbullën e gjykimeve. Në foto ishin disa nga yjet si Lionel Messin duke përfaqësuar Argjentinën, Mbappe me Francën, Kane me Anglinë dhe Haaland me Norvegjinë.

Ndërsa te Portugalia, nuk ishte fytyra e Ronaldos siç pritej, por Bruno Fernandes. Gjë e cila si duket i ka tensionuar tifozët të cilët kanë shpërthyer vrullshëm në komente. Reagimi dhe pakënaqësia e tyre nuk kaluan pa u vënë re edhe nga FIFA, e cila fshiu postimin menjëherë.

Ndërkohë, shorti për Kupën e Botës 2026, i cili do të përcaktojë grupet e garave, do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor në Uashington.

 

Poll

Lexo gjithashtu