Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Futi në xhep” Isak dhe Gyokeres, talenti 20-vjeçar MAHNITI jo vetëm shqiptarët e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
“Futi në xhep” Isak dhe Gyokeres, talenti 20-vjeçar
Isak, Gallapeni dhe Gyokeres

Jemi mësuar zakonisht të shikojmë në vlerësime të mediumeve ekspert të futbollit se autorët e golave marrin rolin e protagonistit dhe me notën më të lartë. Por nuk ka ndodhur kështu në duelin mes Kosovës dhe Suedisë.

Edhe pse Rexhbecaj e Muriqi ishin golashënuesit, lojtari më i mirë u vlerësua “befasia” Dion Gallapeni. Ai është vetëm 20-vjeç dhe ka si profil natyral atë të mbrojtësit në të majtë.

Fakti që Isak dhe Gyokeres nuk ishin në gjendje në shumicën e rasteve të depërtonin në zonën e Kosovës, i atribuohet Gallapenit, ndeshje e kalibrit më të lartë, i vlerësura me notën 7.8 (nota më e lartë).

Po ashtu, mbrojtësi shtynte jashtëzakonisht në fazën ofensive në krahë me topa drejt sulmit. Kjo paraqitje mbrëslënëse mund të jetë “ogur” i mbarë që ai të jetë titullar i padiskutueshëm në të ardhmen.    

Poll

Lexo gjithashtu