Në orën 13:00 të gjithë tifozët do të jenë me sytë nga Nyoni i Zvicrës, pasi aty do të hidhet shorti për fazën e “Play-Off” të Kupës së Botës 2026. FIFA do të hedhë shortin dhe ku Shqipëria, Kosova dhe ekipet e tjera të kualifikuara në këtë fazë do të njihen me rivalin e tyre.
Institucioni më i madh futbollistik në botë po përgatitet për shortin, dhe gjithçka do të transmetohet LIVE në YouTube. Dhe pavarësisht se duhen edhe disa orë nga hedhja e shortit, në faqen zyrtare janë 86 tifozë që presin të startojë shorti.
Një interes i lartë për të parë shortin, teksa jemi 4 orë para startit. Ndërkohë vlen të theksohet se Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e 3-të, ndërsa kundërshtarët e mundshëm të tyre janë Polonia, Cekia, Sllovakia dhe Uellsi.
