Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Fituan ndaj Andorrës, por Thomas Tuchel nuk kursen futbollistët

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan ndaj Andorrës, por Thomas Tuchel nuk kursen futbollistët
Thomas Tuchel

Anglia triumfoi 2-0 ndaj Andorrës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një fitore e cila nuk ka kënaqur shumë Thomas Tuchel.

Timonieri i “Tre Luanëve” kishte rezerva për disa nga futbollistit, që sipas tij mund të bënin më mirë. ndër të tjera u bën thirrje lojtarëve që të jenë më të përqendruar në Beogra në sfidën që do të luajnë ndaj Serbisë.

“Mendoj se na munguan ato momente të vogla për të shpejtuar lojën. Ndoshta Eberechi Eze nuk pati ditën e tij më të mirë në numrin 10, pasimi i fundit nga Noni Madueke nuk ishte mjaft klinik, dhe Marcus Rashford pati momente të mira, por nuk arriti t’i shfrytëzonte. Goli i dytë duhej të vinte më herët sepse na jepte shumë liri. Ne kemi mësuar shumë dhe jam i kënaqur për lojtarët. Tani do të tregojmë diçka në Beograd”, ka theksuar timonieri i anglezve.

Poll

Lexo gjithashtu