Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Finalja e madhe e Botërorit, Toni Kroos hedh “fallin”: Nëse kjo skuadër shënon e para, merr trofeun!

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e madhe e Botërorit, Toni Kroos hedh “fallin”:
Spanjë - Argjentinë / Toni Kroos

Kur na ndajnë pak orë larg finales së madhe të Botërorit, mes Spanjës dhe Argjentinës, të shumta kanë qenë mendimet lidhur me mënyrën se si do t’i qasen këto dy skuadra fushës së lojës, për të fituar trofeun.

Një parashikim, së fundmi e ka dhënë edhe ish-mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, i cili është shprehur se në rast Spanja gjen golin e epërsisë përpara Argjentinës do ta kenë rrugën më të thjeshtë drejt suksesit.

“Nëse Spanja shënon të parin, më mirë hiq dorë. Ata do të shënojnë edhe tre ose katër të tjerë. Argjentina nuk do të gjejë asnjë zgjidhje. Këta (i referohet Argjentinës) nuk janë më të mirë se Gjermania, por kanë një mentalitet të jashtëzakonshëm dhe kanë Messin që i ka udhëhequr drejt finales”, është shprehur Kross.

Poll

Lexo gjithashtu