Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ U bashkua me Tiranën në merkaton e janarit, mesfushori “bardheblu” ftohet nga kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ U bashkua me Tiranën në merkaton e janarit, mesfushori
Tirana

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Sllovakia, trajneri i kombëtares Francesco Calzona po e mendon seriozisht të ftojë mesfushorin e Tiranës Patrik Myslovic, për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.

Sllovakët do të përballen me Kosovën më datën 26 mars, Bratislavë. Mesfushori me tipare ofensive iu bashkua skuadrës së Tiranës vetëm në merkaton e janarit, ndërsa me bardheblutë ka dhënë “sinjale” pozitive, e ku ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Vlera e 24-vjeçarit sipas “Transfermarkt” arrin deri në 500 mijë euro, ndërsa deri në këtë pikë të karrierës, kurrë nuk ka debutuar me Sllovakinë, teksa do shënonte moment historik për Myslovic.    

Poll

Lexo gjithashtu