Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E pabesueshme, por e vërtetë, Serbia ka një shans për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026 (SKENARI)

Shkruar nga NEWSPORT
E pabesueshme, por e vërtetë, Serbia ka një shans për
Shqipëri - Serbi

Humbja kundër Anglisë i ka “djegur” të gjitha “kartat” që Serbia të kualifikohet në Botëorin e vitit të ardhshëm përmes Grupit K. Por, ka një skenar edhe pse është shumë i vështirë të realizohet, ku ata mund të jenë garues, përmes Ligës së Kombeve.

Që kjo të ndodh, Rumania, Irlanda e Veriut dhe Suedia duhet të jenë midis dy vendeve të para në grupet e tyre kualifikuese. Ndërkohë, Belgjika duhet ta mbyll minimlaisht e 3-ta në Grupin J. Pse janë këto shanse shumë të vogla?

Opsioni më realist është në Grupin H, ku rumunët janë të tretët me dhjetë pikë, tre pikë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe pesë pas Austrisë. Rumunët duhet ta mposhtin Bosnjën jashtë fushe dhe San Marinon në shtëpi, dhe Bosnja nuk duhet ta fitojë me Austrinë jashtë fushe.

Në Grupin A, Gjermania dhe Sllovakia aktualisht kanë nga nëntë pikë secila, dhe Irlanda e Veriut gjashtë. Irlandezët duhet të mposhtin Sllovakinë jashtë fushe dhe Luksemburgun në shtëpi, sikurse të shpresojnë që Sllovakia të mos e surprizojë Gjermaninë jashtë fushe.

Nëse këto rezultate përputhen, çfarë lloj mrekullie duhet të ndodhë në grupin B? Zviceranët janë të parët me dhjetë pikë, kurse Kosova me shtatë pikë, Sllovenia është e treta me tre dhe Suedia është e fundit me një pikë. Që Suedia të jetë e 2-ta, duhet të fitojë ndaj Zvicrës jashtë fushe dhe me Slloveninë në shtëpi.

Kosova duhet të humbasë kundër Zvicrës, dhe Sllovenia duhet të fitojë karshi “Dardanëve”. Në të njëjtën kohë, suedezët duhet të kompensojnë një disavantazh prej katër golash në diferencën totale. Po në Grupin J?

Belgjika kryeson me 14 pikë. Maqedonia e Veriut ka më pak pikë, ndërsa Uellsi është i treti me dhjetë pikë. Maqedonasit kanë një ndeshje më shumë.

Belgjika luan deri në fund kundër dy kombëtareve më të dobëta të grupit, Kazakistanit dhe Lihtenshtajnit, kështu që është vërtetë e vështirë të pritet që belgët t'i humbasin të dyja ndeshjet, kurse Uellsi duhet ta mposhtë Lihtenshtajnin me një diferencë të mbi dy gola.

Më pas Uellsi dhe Maqedonia e Veriut do të përfundojnë në barazim. Le të theksojmë se në rastin e të njëjtit numër pikësh, merret në konsideratë diferenca totale e golave. Belgjika ka plus pesëmbëdhjetë, maqedonasit plus nëntë dhe uellsianë plus tre, kështu që vetëm rezultate të pabesueshme hyjnë në lojë.   

Poll

Lexo gjithashtu