Veljko Paunovic
Humbja e bujshme e përfaqësueses serbe ndaj Shqipërisë në Leskovc bëri që ish-trajneri Dragan Stojkovic të largohet. Në ndeshjen ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”, Aleksandar Mitrovic me shokë u drejtuan nga trajneri i përkohshëm Bratislav Zivkovic.
Raportimet e fundit nga mediumi i njohur në Serbi “SportKlub” e bëjnë fakt të kryer se federata ka arritur marrëveshjen këtë pasdite me trajnerin e ri. Fjala është për Veljko Paunovic.
Nga krerët e Federatës Serbe të Futbollit dhe gazetarët në këtë shtet, Paunovic vlerësohet si personi i duhur që mund ta rikthejë Serbinë në rrugën e duhur. Detyra e fundit e Veljko Paunovic ishte trajner te Real Oviedo në Spanjë.
Poll
